Në muajin korrik u bë virale në rrjet një video e Luiz Ejllit, teksa ofendon Dea Mishel nga koncerti në Shkodër. Ai ka përmendur një nga debatet me Dean brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, ku pretendon se kjo e fundit e ka cilësuar si “provincial”.
Në atë kohë, Dea Mishel reagoi ashpër duke u shprehur se është turp që një burrë 40-vjec ta shajë nga familja për një lojë.
Pavarësisht se ka kaluar disa kohë nga ky sherr virtual dyshja vazhdon ende të mos ketë asnjë komunikim mes tyre edhe pse të dy kanë qenë pjesë e kastit të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.
E pyetur se a do të flasë me Luizin gjatë mbrëmjes në premierën e filmit ajo ka thën se nuk mund t’i flasë dikuj që ofendon në atë lloj mënyrë.
“Jo. Si mund t’i flasësh dikujt që të ofendon në atë lloj mënyre”, ka thënë ajo.
Diskutime rreth kësaj post