Një rast i rëndë dhune në familje ka ndodhur në Kosovë, ku një 17-vjeçare ka sulmuar të atin.
Ngjarja ka ndodhru në një familje në Deçan, ku një vajzë e mitur dyshohet se ka rrahur babanë e saj 45-vjeçar. Mësohet se viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se e bija e ka sulmuar me thikë kuzhine pasi ai nuk i dha cigare.
Si pasojë e dhunës, 45-vjeçari ka përfunduar në spital, ndërkohë që adoleshentja është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.
Me urdhër të prokurorit, e mitura është ndaluar për 24 orë dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.
Diskutime rreth kësaj post