Trajneri i Nantes, Claudio Ranieri, ka dhënë një arsye të çuditshme për mungesën e tij gjatë festës për 75 vjetorin e klubit francez.
Në fakt, shtypi francez kishte shkruar për një ftohje të tij me drejtuesit e Nantes, por ka qenë vetë ish-trajneri i Leicester që ka shuar çdo thashetheme për të ardhmen.
“Kur mbërrita në vendin ku do të zhvillohej festa, kishte aq shumë makina në parking që nuk munda të gjej vend.
Në atë pikë i telefonova presidentit dhe i thashë se po largohesha.
Më pas shkova në aeroport dhe mora një avion privat për në Londër, sepse kisha disa probleme hidraulike në apartamentin tim, si pasojë e shiut që ra në ditët e fundit,” deklaroi Ranieri për “Le Figaro”.
Ranieri ka edhe një vit kontratë me Nantes, por janë shtuar zërat për largimin e tij.
Gjithsesi trajneri deklaroi: “Nuk them asgjë, vetëm se jam trajner i Nantes dhe vitin tjetër do të jem sërish këtu.”
Diskutime rreth kësaj post