Ndërkohë që pjesa më e madhe e njerëzve janë të izoluar në banesa për shkak të masave të marra për luftën kundër koronavirusit, një tërmet i fuqishëm ka goditur mëngjesin e sotëm Iranin.
Tërmeti ishte i shkallës 5.1 rihter dhe ka lënë pas me dhjetëra të plagosur dhe deri më tani raportohet edhe për 2 jetë të humbura.
Sipas mediave të huaja, epiqendra e tërmetit ishte në mes të provincave Tehran dhe Mazandaran, dy prej zonave më të populluara në vend.
Tërmeti i fuqishëm u pasua dhe nga disa paslëkundje, ndërkohë që mijëra njerëz lanë shtëpitë e tyre dhe dolën të frikësuar në rrugë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post