Luana Vjollca që nga rikthimi në ekran me ‘’Zemër Luana’’ ka arritur të vë përballë njëri-tjetrit emra të njohur të showbizit shqiptar por edhe personalitete me famë botërore që për herë të parë ishin të pranishëm në një format të tillë në Shqipëri.
Një ekskluzivitet paralajmërohet edhe për puntatën e ardhshme.
Faqja e programit ka paralajmëruar se dy emra gjigant të skenës shqiptare bëhen bashkë për herë të parë duke mos zbuluar emrat.
Kanë qenë ndjekësit që kanë shkruar dyshimet e tyre por më së shumti përmenden emrat e Getoar Selimit dhe Mc Kreshës.
Në fakt kjo është edhe dyshja që po flitet se Luana ka arritur t’i vë përballë njëri-tjetrit për herë të parë duke sjell një puntatë zjarr, të cilën mezi po e presim.
Geti dhe Kresha nuk flisnin prej kohësh me njëri-tjetrin dhe kjo do të jetë përballja e parë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post