Edhe pse punimet e Kuvendit kanë përfunduar dhe në zgjedhjet e ardhshme Partia Demokratike ka vendosur të mos hyjë, ajo po e zgjeron pjesëmarrjen në çadër. Lajme.al mëson se një tjetër deputet i dalë nga listat e PS i është bashkangjitur zyrtarisht protestës së Lulzim Bashës.
Bëhet fjalë për Eduard Ndocajn, deputetin e Edi Ramës në qarkun e Lezhës. Biznesmeni që u kthye nga Italia ka deklaruar sot se i është bashkuar Bashës dhe pretendimeve të opozitës. Për këtë, Ndocaj ka postuar në rrjetet sociale edhe njoftimin e mëposhtëm.
I njohur si Kaubojsi i Lezhës, Ndocaj është deputet i Partisë Socialiste. Më pas ai u bë nënkryetari i Partisë Demokristiane të Nard Ndokës. Ndërkohë hapi Partinë e Emigracionit Shqiptar për t’i ndryshuar më pas emrin në Partia Bashkimi Demokristian.
Ndocaj është deputeti i dytë që i ikën PS-së drejt Partisë Demorkatike. Nga sot e tutje e gjeni së bashku me Sali Berishën dhe Kaç Islamin në çadër! /lajme.al
Diskutime rreth kësaj post