Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ Dojna Memma pak ditë më parë publikoi një foto ku shfaqej e kapur për dore me një mashkull.
“Ne jete duhet te gjesh dike qe te dashuron, kujdeset per ty dhe te ben foto te bukura.
P.s : kriteret e mesiperme nuk jane vendosur sipas rëndësisë”, – shkruante Dojna.
Kurioziteti është i madh rreth personit që i ka vjedhur zemrën dhe që e dashuron, kujdeset dhe i bën foto të bukura, sikundër thotë ajo vetë.
Ashtu sikurse u aludua menjëherë pas fotos së publikuar prej saj dhe me sa kemi kuptuar nga rrjetet sociale fatlumi është pikërisht Vlashent Sata.
Nga fotot e publikuara prej tyre në rrjetet sociale shohim se kanë qenë në të njëjtat vende dhe po ashtu i kanë publikuar në periudha të njëjta.
Kujtojmë se një vit më parë ajo u përfol për një marrëdhënie të mundshme me Vlashent Satën dhe shkak u bë pjesëmarrja e saj në videoklipin e këngëtarit, të titulluar ‘Copëzat’.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post