Dalina Buzi ka një mendim ndryshe lidhur me GoFundMe e krijuar në emër të Luiz Ejllit, që njerëzit të kontribuojnë me para për banorin e “BBVA”.
Në një reagim në mediat sociale ajo shprehet se “nuk ka vetëm GoFoundMe që lidhen me varfërinë apo ngjarje tragjike. Por ka shumë kategori, të kulturës, të sportit, për gjëra personale. Po të shkosh te faqja e “The Guardian” atje shkruan: “Ju lutem dhuroni që ta mbani gjallë gazetarinë e mirë.”
Më tej, Dalina shprehet se ka dashur eshe ajo të krijojë një GoFoundMe për kinemanë në vendin tonë apo prodhime e saj. “Kam dashur të hap një GoFoundMe, e dija që nuk do kishte shumë të ardhura, por shumë njerëz më janë kundërvënë dhe nuk kam pasur frikë se do tallen e do thonë “këtu njerëzit nuk kanë çfarë të hanë”.”
Më tej, Dalina thotë se edhe pse Luizi është kthyer në një “produkt” nga i cili po fitojnë të gjithë, vetë ai nuk fiton gjë prej kësaj.
“Unë di njerëz që kanë çuar deri në 10 mijë euro veshje. Ai nuk po lyp, nëse do e quajmë punë ai po punon shumë po jep gjithçka në Big Brother dhe po gjeneron të ardhura. Luizi është bërë produkt, qoftë duke u sulmuar për klikime, qoftë duke u bërë objekt debati dhe duke u përdorur në çdo emision. Në kontratë Luizi nuk mund t’i fitojë këto gjëra që i përdor televizioni.”
Sipas saj, shumë njerëz nuk i besojnë Top Channel dhe faktit që ai mund ta fitojë dhe duan ta ndihmojnë në këtë mënyrë.
“Luizi nuk po lyp. Luizi është bërë produkt i shitshëm dhe po përdoret e tejpërdoret. Ka kaluar çdo parashikim. Është një zgjidhje natyrale biznesi. Dhe familjarët e vetë duan që atë njeri që po përdoret si produkt masivisht të thonë “Nëse ky po i gjeneron të ardhura atij biznesit, pse mos të kalojnë një pjesë e të ardhurave te ne?” Unë r shoh diçka normale, nëse doni të dhuroni është OK”.- e mbyll Dalina.
Kujtojmë se llogarinë e ka hapur kunati i tij Sokol Tahiri, dhe mbështetej nga nëna dhe motra e Luizit.
“Përshëndetje të gjithëve! Pas kërkesave të shumta dashamirëse nga të gjithë fansat e Luizit, kemi hapur këtë GoFundMe për Luizin, që menaxhohet nga nëna e Luizit(Angjelina) dhe motra e tij(Ina)”, shkruhet në llogari.
Mirëpo, njerëzit e cilësojnë të tepërt pasi GoFundMe përdoret për çështje bamirësie për fatkeqësi/tragjedi të ndryshme, zakonisht për të mbledhur para në raste emergjente.
Sot, në faqen e Luizit në Instagram që menaxhohet nga mikesha e tij Jurgena, është publikuar një status ku shkruhet:
“Sqarim: GoFundMe është një Platformë Amerikane, dhe është platforma më transparente e mbledhjes së fondeve për çdo nevojë, plotësim ëndrrash apo ndodhi të tjera jetësore. Prandaj Familja zgjodhi këtë platformë zyrtare mbështetjeje per fansat e Luizit që kanë shprehur këtë dëshirë.”
VIDEO
@dalinabuzi
Diskutime rreth kësaj post