Zv.kryetari i parlamentit Edi Paloka ka thënë në studion e “Opinion”, se gjesti i tij ndaj Ramës ka qenë i menduar dhe mirëorganizuar.
“Veprimi im është i supermenduar. Ka qenë bojë shkrimi dhe mendimi i supermenduar, në çdo detaj. Që nga boja deri tek mënyra si e kam përdorur. Më ndihmoi Zoti që ja hodha në gojën e qelbur, sepse është një Kryeministër që fyen gazetarët, qytetarët, fyen popullin e tij”.
Paloka theksoi, se Rama kishte sharë dhe fyer sërish sot jashtë mikrofonit ndërsa pohoi se nuk preket nga fjalët e tij.
“Thuthuq jam dhe nuk besoj se është krim të jesh thuthuq. Ky zotëria, kur nuk ka më argumenta, ky që grabit çdo ditë shqiptarët, sigurisht që kështu do reagojë”, tha ndër të tjera Paloka.
Video:
Diskutime rreth kësaj post