Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të rrëzuar “Rithelimin”, duke e dërguar çështjen për rishqyrtim në Shkallën e Parë, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
Alibeaj shkruan se kjo nuk është një ditë triumfi, por një ditë reflektimi për atë ç’ka ka kaluar PD dhe për atë që e pret në të ardhmen.
Ai fton demokratët që të lënë mënjanë pakënaqësitë dhe të jenë bashkë përballë regjimit të Edi Ramës.
Reagimi i plotë:
“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë. Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare. Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve. Nuk është ditë triumfi për askënd. Është ditë reflektimi i thellë, për ato që kemi kaluar dhe për te perballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur.
Për tu dhënë shqiptarëve #ditë më të mira.”, shkruan Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post