Është bërë publike lista prej 10 markave të veturave më të shitura në Zvicër, për periudhën janar-tetor të vitit 2019, Në një gazete zvicerane janë publikuar statistikat se cilat janë veturat më të shitura në këtë shtet për periudhën janar-tetor të këtij viti.
Top 10’qes, i prin Volkswagen si njëra ndër markat më të pëlqyera dhe më të shitura në Zvicër. Gjithsej janë shitur 27809 vetura. Pas Volkswagen, Mercedes është e dyta në këtë listë me 21395 vetura të shitura.
Ndërkaq vendi i tretë mbyllet me BMW, e cila ka arritur të shes 19756 vetura. Ajo çfarë bie në sy është Audi, e cila ka më pak shitje se Skoda. Audi radhitet e pesta, ,e 14791 vetura të shitura, ndërsa Skoda ka 19306 vetura të shitura dhe është e pozicionuar në vendin e katër.
Më poshtë keni listën e plotë të top 10 veturave të shitura në Zvicër, për periudhën janar-tetor.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post