Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar marrëdhënien e Lulzim Bashës me Sali Berishën. Nishani tha se marrëdhëniet janë personale, por sipas tij Basha gjithmonë është përpjekur që të krijojë në perceptimin e publikut se ka qenë pikërisht Berisha që nuk e ka lejuar atë të bëhet ai lideri i madh që ai ka dashur gjithmonë.
“Marrëdhëniet janë personale me të cilat nuk i gjykoj apo analizoj. Ka qenë një abuzim që në 8 vite qëndrim në PD të Lulzim Bashës ky i fundit ka abuzuar me perceptimin e publikut duke abuzuar sikur se ka lënë Berisha të bëhet një lider i madh. Lider ti lind nuk bëhesh. Basha është kategori njerëzish që nuk është lindur për tu bërë lider. “Asnjë njeri nuk është perfekt në këtë botë, por simbolika që përfaqëson Berisha nuk mund ta ç’bësh dot me debate.
Berisha nuk besoj se i jep kosto PD, por me kontributin e tij, ai ja ka shtuar rezultatet politike PD. PD nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë partia e një njeriu, as e Berishës, as e Bashës. PD sot përfaqëson mbi 600 mijë qytetarët që e votuan. Nëse do të kthehet në vlerat e ndershmërisë, integritetit, punës, dëshirës, do të përfaqësojë shumë më shumë. Vendi ka nevojë për një model të ri, që nuk mund të vije nga partia që e ka qeverisur prej 98 vitesh, por as nga Lulzim Basha. Opinioni publik është i qartë.”, tha Nishani për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post