Po diskutohet prej javësh se Arbana Osmani nuk do të jetë moderaore e këtij sezoni të “Big Brother VIP”.
Nuk ka ende asnjë reagim nga televizioni apo moderatorja, por sipas Zëri.ai, Ledion Liço do të prezantojë edicionin e tretë të “Big Brother Vip Albania”.
Moderatorja thuhet se ka ndërprerë ‘negociatat’ për shkak të një ‘ngërçi’ me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompesimin financiar.
Vendin e saj këtë vit do ta zërë Ledion Liço i angazhuar së fundmi si producent në “Top Channel”. Liço është përgatitur për rikthimin në ekran, kjo edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”.
Përpos kësaj, Ledioni ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”.
Diskutime rreth kësaj post