Miku i ngushtë i Kiara Titos, Niko Komani ka treguar se nuk e sheh moderatoren si finalisten e “Big Brother VIP”.
Teksa ishte i ftuar në ‘Wake up’, stilisti u shpreh se nuk mendon se mikesha e tij mund arrij deri në finale mirëpo dëshiron që ajo të jetë të paktën në gjysmë finale.
“Të të gënjej të të them se nuk e shikoj në finale. Minimuni do doja ta shihja deri në gjysëm finale nëse nuk ecën në finale. Deri në gjysmë finale mendoj se duhet të jetë patjetër, pastaj finalja është sesa do luajë në lojën në vijim”,- u shpreh ai.
Ai komentoi edhe ‘avantazhin’ e Kiarës në lojë, të cilën e mendon se për të është një ndihmesë. Sipas tij, tashmë moderatora është një hap para banorëve, pasi është në dijeni të asaj që po ndodh jashtë me të.
“Në fillim e gjeta si disavantazh, kur mbaroi i gjithë prime mendova se ishte avantazh, se ajo nuk ka më se çfarë të mësojë nga jashtë. Nuk ka më pikëpyetje, ku kam gabuar. Pra, i pa të gjitha. Pati një mikro shok, se ishin zgjedhur vetëm artikujt më bombastikë, më pikantë dhe më të klikuar por mendoj se është e pastër fare. Është në avantazh. I ka bërë mirë, e ka shkundur dhe e ka parë mirë se çfarë po ndodh jashtë. Nuk i janë dashur shifra, apo se çfarë tha Niko, ajo mori rezymenë”– tregoi ai.
Diskutime rreth kësaj post