Debatet mes Olta Gixharit dhe Kiara Titos kanë qenë të njëpasnjëshme për situata të ndryshme. Këto debate u diskutuan gjatë prime-t të sotëm.
Olta: Para se të hynin banorët e rinj mu duk sikur u afrova me Kiarën. Ose e kam bërë vetëm unë. Kemi bërë disa biseda, jemi parë në sy. Me nominimin e Luizit unë pata një bisedë të pakëndshme nga Luizi dhe nga Kiara.
Kiara: Mos e përfshi Luizin.
Olta : U afrova tek Kristi mbrëmjen pas prime. Kiara dhe Luizi më atakuan se u afrova me Kristin. Që në momentin që dola në nominim e deri sot, kam pasur disa batuta të pakëndshme nga Kiara dhe atakime. I ka bërë vetëm sepse jam në nominim. Nuk më ka pëlqyer fare. Më ka thënë jam më dy fytyra.
Kiara : Nuk ta kam thënë kurrë këtë.
Olta: Nuk ka lidhje me punët e shtëpisë, gjithçka nis nga darka e primë-t të shkuar. Unë kam bërë të gjitha detyrat që më janë dhënë. Nuk e shoh lojtare Kiarën, kam qejf ta ngacmoj.
Kiara: Mua më pëlqejnë ngacmimet e Oltës, por kur fillon përdor disa fjalë… interpretohen ndryshe. Ajo nuk e kupton kur e tepron. E kam toleruar deri diku, por jo më.
Arbër: Tek historia që e kanë xhan njëra-tjetrën nuk e besoj. Tek çështja e pastrimit të dyja janë njëlloj. Nuk kanë qejf, asnjëra. Kiara ka kontribuar pak meqë është në nominim, të ndikojë për ta nxjerrë jashtë. Olta ka bërë shumë gabim që ka përdorur fjalën kollovar. Koncepti i kësaj fjale është ofendues, s’është i bukur.
Diskutime rreth kësaj post