Analisti Artur Zheji u shpreh sot në emisionin ‘Breaking; se ka mbetur i befasuar nga ‘qetësimi’ i Presidentit Meta. Ai u shpreh se nuk e priste këtë, duke pasur parasysh thirrjet e Presidentit para zgjedhjeve të 25 prillit.
“Nuk e prisja qetësimin e presidentit. I dola fjalë Ramës. Meta tani po sillet si president dhe kjo është gjë e mirë. Por gazetarët dhe qytetarët kanë kujtesë. Nuk mund të bësh paralajmërime dhe pastaj të mos jesh inkoherent në qëndrimet e tua. Kjo lexohet si dobësi. Lajmi i mirë është se presidenti po bëhet gjithnjë e më presidencial”, – tha Artur Zheji.
Diskutime rreth kësaj post