Kafeja është një pije që shumë njerëz e duan, ku e nevojshme për zgjimin në mëngjes, na jep energji gjatë ditës ndërsa punojmë, e nëse ju pëlqen të pini kafe, por nuk e keni të lehtë ta konsumoni atë të thjeshtë, atëherë ne kemi një zgjidhje për ju për të zëvendësuar sheqerin.
Nuk po flasim për ndonjë ëmbëlsues tjetër, kjo është një zgjidhje që dikur ndiqeshin nga gjyshet, ndërsa rekomandohet edhe nga ekspertët.
Në vend të sheqerit hedhim kripë!
Po, keni dëgjuar mirë!
Sipas ekspertëve, një sasi e vogël kripe në kafe balancon hidhësinë e saj, nxjerr në pah të gjitha aromat e saj të ëmbla, duke qenë gjithashtu një alternativë paksa më e shëndetshme ndaj sheqerit.
Sa kripë?
Nuk ka asnjë sasi të rekomanduar.
Kjo varet nga sa e hidhur është kafeja dhe gjithashtu nga shijet e çdo personi.
Për disa, disa kokrra mund të jenë të mjaftueshme, për të tjerët, një majë e tërë luge. Për të gjetur sasinë ideale për ju, duhet të eksperimentoni pak.
Diskutime rreth kësaj post