Moderatorja Bieta Sulo nisi dje sezonin e ri televiziv me “Ftesë në 5” dhe surprizën e parë ja bëri familja e saj. Albani, Kroi dhe Joelle i kanë dërguar një buqetë me lule.
“Faleminderit zemrat e mia, Kroi, Joelle, Alban. Kuptohet këto emocione përpara transmetimit veç ta rëndojnë dridhjen e zërit, por ta mbushin zemrën”, – shkroi Bieta.
Por ajo që mori vëmendjen ishte shkrimi në buqetë. Bam-du, shkruhet në pusullën që na zbuloi sesi e thërrasin Albanin në familje, një pseudonim ky që mbase e ka shpikur Kroi, por që nuk e kishim dëgjuar më parë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post