Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme në Britaninë e Madhe proceduan gabimisht për hyrje të paligjshme në vend, 69 shqiptarë. Këta të fundit, në fakt nuk kishin arritur as që të futeshin në vend.
Të paktën pesë burra u burgosën për një krim që nuk e kryen si rezultat i një gabimi, dhe tashmë dënimi i tyre do të tërhiqet. Shtetasit shqiptarë, siç raportojnë mediat, ndodheshin në bordin e një anijeje peshkimi të kapur në brigjet e Great Yarmouth më 17 nëntor.
Anija, që po lundronte nga Ostendi në Belgjikë, ishte nën shënjestrën e një operacioni të përbashkët që përfshinte njësinë e Zbatimit të Imigracionit të Zyrës së Brendshme, Forcën Kufitare dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit.
Të 72 personat në bord u arrestuan. Ndalimi i atyre që ndodheshin në anije menjëherë, do të thotë se ata nuk arritën që të futeshin në Britaninë e Madhe dhe për këtë arsye nuk kishin kryer asnjë krim sipas Aktit të Emigracionit, por megjithatë, Zbatimi i Imigracionit i procedoi 69 pasagjerët duke përdorur ligjin.
Të mërkurën, Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës njoftoi se po ndalonte procedimet kundër pasagjerëve sepse çështja dështoi për mungesë provash.
Diskutime rreth kësaj post