Kryeministri Rama nga Vjena ka konfirmuar vizitën në Rusi.Ai shprehet se kjo vjen në kuadër të drejtimit të OSBE-së. Rama nuk ka vizituar asnjëherë Rusinë si kryeministër apo të takojë Presidentin Putin por mund ta bëjë pikërisht këtë vit si drejtues i kryesisë së OSBE.
Gjithashtu Rama zbuloi se shumë shpejt do të ketë takime në SHBA, Ukrainë dhe Rusi në kuadër të tensioneve Ukrainë- Rusi.
“Vizita në Rusi është pjesë e axhendës së drejtuesit të OSBE. Është pjesë e angazhimeve që unë kam marrë. Kemi bërë harmonizimin e takimeve me ministrin në detyrë për të balancuar angazhimit të OSBE me ato të brendshme. Disa vizita do të bëhen shumë shpejtë. Vizita në Ukrainë, SHBA dhe Rusi. Presim për datat konfirmimin nga të gjitha palët.” ka thënë Rama.
Diskutime rreth kësaj post