Beniada Nishani, si rrallë herë, foli sot në “S’e Luan Topi” për jetën e saj personale. Në media, është komentuar raporti i kaluar i modeles dhe madje janë përmendur emra, që vetë ajo nuk i ka konfirmuar asnjëherë.
Duke qëndruar sërish e rezervuar për të folur me emra, Beniada rrëfeu për shumë ndjesitë. Ishte një lidhje shumë e bukur që e kam shijuar, tha ajo.
“Unë nuk kam thënë asnjëherë një emër. Mendoj që në një lidhje, në fillim është e bukur ta shijosh ti. Nuk më pëlqen të them që jam e lidhur, jam me këtë personin. Dua ta shijoj dhe dua ta kuptoj si shkon lidhja, mos të flas para kohe. Unë e kam shijuar. Nuk e kam bërë publike, ishte diçka private që po shijoja. Isha e lumtur. Jam një person që nuk dua t’i bëj gjërat publike”.
Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç do, mbarojnë, shtoi ajo.
“Jemi njerëz, bëjmë shoqëri. Kur gjërat nuk shkojnë ashti siç do, mbarojnë. Kur mbyllet një derë, hapet një portë, si thonë italianët. Është e vështirë të më shohësh të mërzitur, kjo s’do të thotë që s’po kaloj moment të vështirë”.
E bindur se e presin gjëra më të bukura, Benida tha se “nuk e kthen më kokën pas”.
Diskutime rreth kësaj post