Një makinë është djegur sot në Rrugën e Dibrës në Tiranë, teksa ishte në lëvizje e sipër, policia bën me dije se shkak dyshohet të jetë bërë rënia aksidentale e zjarrit, ndërsa shoferi i paft e kishte blerë makinën po ditën e sotme dhe po qarkullonte me targa provizore.
Njoftimi i policisë:
Me datë 31.03.2023, në Rrugën e Dibrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Ll.
Automjeti është blerë ditën e sotme, nga një koncensionar automjetesh dhe drejtuesi i tij po qarkullonte me targa provizore.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe paraprakisht, dyshohet se zjarri në mjet ka rënë aksidentalisht.
Grupi hetimor, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Diskutime rreth kësaj post