E nisur prej katër orësh, protesta e opozitës është përshkallëzuar para Parlamentit, ku një mjet është shkrumbuar totalisht.
Partia Demokratike është shprehur se mjeti që është shkrumbuar para pak minutash para Parlamentit nuk është ngjarje e shkaktuar nga protestuesit e saj, por nga Policia. Kjo e fundit sipas tyre ka inflirtuar njerëz mes protestuesve të opozitës.
Kjo sepse ka qenë i vetmi automjet i parkuar para Parlamentit.E njëjta gjë është konfirmuar edhe nga Brahimllari. Ende nuk janë identifikuar personat të cilët i kanë vënë zjarrin makinës, e cila ka shpërthyer në flakë. Të shumtë kanë qenë protestuesit e lënduar, e të helmuar nga gazi lotsjellës.Prej më shumë se 1 orë e 30 minuta vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Parlamentit.
Video:
Diskutime rreth kësaj post