Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ishte vetëm 7 vota larg zgjedhjes në Kryesinë e re të Partisë Socialiste , por duket se ai nuk dinte asgjë për kandidimin.
Ndreu shkruan se nuk loboi për t’u zgjedhur në kryesinë e PS, pasi nuk kishte dijeni se do të ishte kandidat. Ai pretendon se një gjë të tillë e mori vesh vetëm kur kryeministri Edi Rama lexoi emrin e tij. Por në fund, kryebashkiaku i Lezhës duket se është penduar dhe e ka fshirë statusin.
“U detyrova me e heq statusin sepse shumica nuk lexojnë asgjë”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post