Këngëtari i mirënjohur i rock-ut Renis Gjoka, mjaft i dashur për publikun për kaq vite në skenën artistike, është përpjekur ta mbajë sa më larg jetën private.
Vetë artisti ka zbuluar lajmin e bukur që do të bëhet sërish baba për herë të dytë. Mësohet se fëmija që do të vijë në jetë së shpejti do të jetë vajze dhe do të lind jashtë Shqipërie.
Ai tregoi se është i lumtur që fëmija i dytë do jetë vajzë dhe se emrin e vogëlushes nuk e ka zgjedhur akoma, por që ka disa alternativa.
“Aura së shpejti mbush 4-vjeçe. Do bëhem baba për herë të dytë. Presim të vijë edhe bebi nga momenti në moment. Është vajzë dhe jam shumë i lumtur që është sërish vajzë, nuk e diferencoj fare dhe jam shumë i lumtur. Mendoj që emocioni është i njëjtë i pritjes, por duke qenë me eksperiencë, gjërat merren më me sportivitet.
Emocioni i pritjes është i njëjti. Jam dedikuar plotësisht ndaj Aurës. Jam në një fazë të karrierës që më pret puna të bëj edhe pauza. Kam krijuar një lloj stabiliteti. Mendova që më e rëndësishme në këtë fazë të jetës është prania tek jeta e fëmijës tënd. Dhurata më e bukur që mund t’i bësh fëmijës është koha, jo lodrat. Benefitet i shoh që sot, është fëmijë i rritur mirë dhe me dashuri. Duke parë reagimin e saj ndihem krenar, shumë mirë me veten time dhe kam bërë zgjedhjen e duhur”
Diskutime rreth kësaj post