Shef Renato Mekolli në një intevistë tha se situata e pandemisë dhe mungesa e mbështetjes nga qeveria e ka bërë atë të mendojë që të largohet nga Shqipëria, drejt Los Angeles.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe gazetari i njohur Edmond Arizaj duke ironizuar se ky ‘talenti’ do të ikë nga Shqipëria se nuk ka punë në restorantin e tij.
Sakaq, më poshtë në një koment Arizaj ka shkuar se nuk e di çfarë ëndrrash i’u prishen Mekollit pasi ka restorant, është drejtuesi i një show televiziv dhe i ftuar në dhjetra e qindra emisone ku mund të japë edhe mendime politike.
“Ky talenti do të ikë nga Shqipëria se nuk ka punë restoranti, se nuk shpreh si duhet aftësitë e tij, apo se i kanë mbyllur mundësitë kuzhinierët partiak? Sikur të na i kursente këto vërtitjet në tub, e të thoshte thjesht: “Do iki se më do qejfi”, jam i sigurtë se akoma më shumë do t’i thonin, mbarë t’u bëftë,” – shkruan Arizaj.
Diskutime rreth kësaj post