Ka dy muaj që është bërë pjesë e “Big Brother VIP Kosova” dhe Stresi vijon të flas për ish-partneren Keisi.
Edhe pse nuk ka marrë ende asnjë shenjë që kërkom nga ajo, reperi ende flet për të dhe kërkon mundësi.
Madje, mbrëmjen e djeshme ai është rikthyer te sëmundja e saj duke thënë se nuk e di se sa do jetojë.
“Mendoj që dy vjet secili ka bërë jetën e vet, edhe ajo ka jetën e vet. Por po luftoj shumë sepse ajo ka dy tumore në kokë në qoftëse nuk e dinë shqiptarët po lufton me jetën dhe e kam shumë personale ndërkohë që i kisha kërkuar Julianës dhe banorëve të tjerë është një vajzë që po lufton me jetën atje jashtë edhe kjo është ndërgjegja ime, e një burri që po bën maksimumin t’i afrohem asaj femre. Nuk e di a do të jetojë apo jo më. Është serioze sepse ka dy tumore në kokë. Po luftoj për një gabim shumë të madh dhe nuk kemi pse të diskutojmë tani”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post