Kënga “Pyes Lotin”, e interpertuar nga Elsa Lila dhe Capital T në Festivalin e 61-të të Këngës në RTSh është hequr nga YouTube.
Shkak është bërë revolta e kompozitorit Valentin Veizini, i cili pas performancës së Elsës dhe Capital, tha se nuk ishte marrë leje për interpretimin e asaj kënge dhe se nuk donte që kënga t’i bëhej pis.
“Pyes Lotin” me autor Veizin dhe tekst të poetes Enrieta Sina, erdhi në një version komplet ndryshe në Festivalin e Këngës në RTSh.
Kompozitori Veizi më herët tha se nuk i është marrë leje për të kënduar këngën dhe se kur ka parë këngën e tij të deformuar ka ndjerë dhimbje.
“Unë kam thënë mos ma bëni pis, në fakt është më tepër, është dhimbje. Më mirë të mos e kisha dëgjuar në fakt, aq keq jam ndjerë kur kam dëgjuar atë këngë në atë variant që u soll”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post