Mjeku i njohur Dhimitër Kraja, i cili u infektua pasi ishte rikthyer nga pensioni për të shërbyer krah kolegëve të tij te Infektivi, bëhet me dije se pasi ka fituar betejën me Covid-19 dhe tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore, do të rikthehet përsëri në spital, në shërbim të pacientëve.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tha se pasi ka kontaktuar me Krajën, i cili ndodhet në shtëpi në gjendje të mirë, ky i fundit i ka thënë se mezi pret që të rikthehet përsëri në spitalin Infektiv të japë kontributin e tij në këtë “luftë” me Covid.
“Sa të bëhem për tu rikthyer do rikthehem”, kështu ëshë shprehur Kraja kur ka folur me ministren, bën me dije Manastirliu në një lidhje për news 24.
Diskutime rreth kësaj post