Ka qenë Arjan Çuri që e ka pyetur gazetarin dhe analistin Ilir Yzeiri se pse vendosi mos ta mbështeste më PD dhe Sali Berishën.
“Unë nuk kuptoj pse… Yzeiri ka qenë në bandën mediatike të PD, afër Berishës, çfarë ndodhi që ikët?”, e pyeti Çuri gazetarin Ilir Yzeiri.
“Unë nuk i heq jetës time asnjë presje, atëherë isha i bindur që komunizmi ishte e keqja e vendit dhe u rreshtova me PD.
Nuk mund të zgjidheshin njerëzit me revolucion dhe me dhunë. Unë kam qendër kundër dhunës, por besnikëri kam vetëm ndaj dy fëmijëve të mi dhe gruas time. Vjen një moment kur zhgënjimi nga një njeri që ti mendoje se ishte njeriu që kishe ëndërruar, menduar, të del një monstër.
Del që ai nuk ka ëndërr demokracinë siç kishe ti. Berishën e kam këshilluar. Krisja erdhi atëherë kur ky njeri filloi të më konsideronte si nënpunës i PD, më bërtiste në telefon. Që atëherë i mbylla telefonin. Nuk kam asnjë lloj lidhje me Ramën, përpos vitit 1991 që ishim në Zvicër bashkë.
Me Sali Berishën jam ndarë në 2004, e kapa në kohë dhe jam i lumtur që u ndava nga ai njeri”, tha Yzeiri.
Diskutime rreth kësaj post