“Nuk kisha asnjë motiv për të kryer vrasje. Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ndaj meje kanë ndodhur dy incidente të dhunshme nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga viktima”.
Kështu i tha policisë 45 -vjeçari me origjinë shqiptare që qëlloi dhe vrau 50-vjeçarin shqiptar, mesditën e së enjtes, jashtë karburantit në zonën e Analipsit në Selanik.
Autori, i cili u dorëzua sot, rreth orës 16:30, në prani të avokatit të tij, Thanasis Alexopoulos, ka treguar në polici se ku e ka lënë makinën që drejtonte pasditen e djeshme dhe ku ka lënë armën që ka përdorur për të vrarë shokun e tij, shkruan protothema.gr.
Në videon e publikuar nga mediet greke, viktima shihet duke debatuar me autorin dhe më pas tenton ta godasë. Më pas, 45 -vjeçari e qëllon nga brenda makinës duke e lënë të vdekur.
Sipas informacioneve, i akuzuari ka hematomë dhe të nxira në kokë nga sulmi i viktimës me sende, jashtë karburantit dhe për këtë është urdhëruar ekspertiza.
“Me paralajmërimin se nga shkresat e çështjes del ajo që më thotë klienti im, deklaroj se kam marrë përsipër mbrojtjen e tij”, tha Aleksopulos, duke theksuar se 45-vjeçari nuk kishte ndërmend t’i shpëtonte arrestimit
Diskutime rreth kësaj post