Eva Alikaj është padyshim një ndër aktoret më të dashura dhe të talentuara të skenës shqiptare.
Artistja, e cila ka marrë pjesë në shumë filma artistik, ditën e sotme, ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live”, drejtuar nga Erjona Rusi dhe Arjon Muca.
Aktorja e njohur ka folur për filmin më të fundit të “Top Channel Films”, “Në Kuadër të Dashurisë”, i cili po thyen rekorde shikueshmërie si brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Ajo ka treguar se nuk ka mundur ta shohë filmin dhe me shaka ka shtuar se ndihet xheloze për Luizin dhe Oltën.
“Kam parë shpesh herë sekuenca në Top Channel edhe kam pyetur në fakt. E kam pak a shumë idenë se si duhet të jetë sipas mendjes sime sepse mendoj se duket që është një film serioz”.
“Unë si individ nuk jam për atë që personazhet e njohur kur luajnë, luajnë vetveten zakonisht. Por nuk është e thënë, mund të ndodhë edhe ndonjë cudi. Megjithatë unë kam dëgjuar që Luizi është mirë edhe Olta është mirë. Kemi aktorë shumë të mirë, Zamirën, Ndricimin etj”.
“Por, thashë ta shikoja po pastaj vendosa të mos e shikoj, nga zilia ndoshta“, ka thënë me shaka Eva Alikaj.
Diskutime rreth kësaj post