Pas kalimit të kësaj jave jashtëzakonisht monotone në aspektin meteorologjik nga rreth datave 24-25-26 Dhjetor pritet që të kemi ndryshim të gjendjes sinoptike.
Një ciklon i fuqishëm nga Skandinavia do të do të depërtojë në drejtim të Detit Adriatik dhe aty pritet të krijohet edhe cikloni tjetër sekondar i cili do të na sjellë reshje të dendura shiu fillimisht ndërsa me ardhjen e ajrit të ftohtë polar priten edhe reshje të dendura bore në viset tona kontinentale.
Këto reshje do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme për shkak të thatësisë ekstreme e cila ka kapluar shumë pjesë të rajonin tonë për një kohë të gjatë, megjithatë periudha kohore ende është e gjatë, por të gjitha modelet globale numerike-kompjuterike për parashikim të motit shohin të njëjtën gjendje sinoptike dhe çdo moment gjasat për reshje atmosferike në datat e lartpërmendura po shtohen.
Për detaje (sasia/lloji e reshjeve) është tepër herët dhe nonsens të flasim nga tani, por ne do të jemi duke e përcjellur evoluimin e gjendjes sinoptike dhe do tju njoftojmë në postimet tona gjatë ditëve të ardhshme./Meteoballkan
Diskutime rreth kësaj post