Pas kaosit dhe konfrontimeve në seancën plenare, deputeti Gazmend Bardhi ka paralajmëruar se aksioni opozitar do të vazhdojë.
Përmes një prononcimi për mediat Bardhi është shprehur se:
Edhe pse prej kohësh kuvendi është futur në anomalitet, maxhoranca nuk ka asnjë reflektim. Opozitës i mohohet e drejta për të pasur përfaqësuesit e saj në komisionet zgjedhore. Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë. Ne kemi për detyrë të kontrollojmë qeverinë mbi zbatimin e kontratave në sistemin e shëndetësisë, për sistemin TIMS, e për shumë të tjera. Kjo e drejtë na mohohet prej 2 muajsh. Edhe sot në mëngjes jemi përballur me rrethimin e forcave të opozitës. Kjo godinë është kthyer në një sallë të pushtuar.
Pyetja- Hapi i radhës?
Bardhi: Do vazhdojmë në këtë aksion. Nuk do tërhiqemi. Jemi të vendosur për të vazhduar, apeli im ka qënë që në vend të forcës maxhoranca duhet të vendosë arsyen dhe llogjikën.
Konflikti jonë i brendshëm në Kuvend nuk mund të shtrihet ndaj një ftese në Parlamentin Europian. Ishte ftesë nga parlamenti europian. Nuk kam qëndruar me asnjë deputet të maxhorancës.
Diskutime rreth kësaj post