Mediat në Serbi raportojnë se ka përfunduar dhe autopsia për politikanin serb, Oliver Ivanoviç, i vrarë sot në Mitrovicë të Veriut.
Mediat bëjne me dije se në trupin e Ivanoviçit ekspertët mjekoligjorë kanë gjetur gjashtë plumba të qitura nga një armë e vogël.Sakaq autopsia është kryer nga autoritetet mjekoligjore të Kosovës në prani edhe të prokurorëve special.
Më herët sot, prokuroria e Mitrovicës, kishte konfirmuar se dy prokurorë nga ky institucion kanë nisur hetimet për vrasjen e liderit të serbëve në Kosovë.
Ekzekutimi i Oliver Ivanoviç ditëne sotme para selisë së partisë së tij ka sjellë reagime të shumta të politikanëve në Kosovë, Serbi dhe Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post