Mund te mendoni se kerkon nje njeri ? Por jo ! Historia e pazakonte vjen nga qyteti jugor bregdetar shqiptar.
Një ankesë e pazakontë ka cuar emisionin “Stop” në fshatin Sevaster të Vlorës. Renato Devollaj tregon, se në dhjetor 2016 i kanë vjedhur pelën, që ai e kishte pikë të dobët.
Që nga ajo kohë, Renato nuk gjeti më paqe dhe e ktheu gjetjen e pelës, në qëllim të jetës.
Pasi mblodhi shumë dëshmi dhe ra në gjurmët e pelës, Renato denoncoi në prokurori Ilmi Mullain, që mendonte, se kishte blerë pelën e tij.
”Stop” zbardh dëshmi dhe interviston bashkëfshatarë të Renatos, me qëllimin e gjetjes së pelës së quajtur Dori, por në fund gazetarja vendos të ngjisë njoftime nëpër vende publike në kryeqytet, që kush ta shohë Dorin, të njoftojë në numrin e telefonit të redaksisë…?!
Diskutime rreth kësaj post