Presidenti Aleksandër Vuçiç ka folur ditën e sotme në lidhje me çështjen e targave me Kosovën. Në një konferencë për shtyp, ai deklaroi se kur Kosova të fillojë fushatë më 1 shtator, nuk do jetë. Gjithsesi, duke vazhduar këtë fjali, Vuçiç tha se Kurti është i bindur se do të jetë e suksesshme.
‘Blics.rs’ shkruan se Vuçiç tha: Është një proces që do të zgjasë. Sigurisht që jemi përballur me këtë problem, por mbetet për t’u parë. Pres vizita dhe bisedime të rëndësishme pas samitit të Ballkanit të Hapur, do të vijë edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Në këtë moment nuk shoh asnjë mundësi për përparim sepse nuk shoh dëshirë nga ana e Prishtinës për të arritur një kompromis.
Ai po ashtu ka shtuar se sa i përket deklaratave optimiste nga BE-ja për arritjen e marrëveshjes me Prishtinën, “politikanët evropianë nuk duhet të jenë të zymtë dhe të shikojnë çdo gjë me pesimizëm si unë. Këtë e pamë në shembullin tonë. Kur i ke të gjitha këto, skena politike bëhet ekstreme”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post