Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk do të ketë rikthim të sallave të basteve në Shqipëri.
Në një dëgjesë publike për problematikën e basteve online në të zezë, Rama tha se e vetmja gjë që konsiderohet është formalizimi i tyre dhe jo hapja e sallave të lojërave të fatit.
“Nuk do kthehemi në asnjë mënyrë te sallat, te batërdia e lojërave të fatit, as për baste, as për makineta. E vetmja konsideratë që po bëjmë është për bastet sportive online. Salla parazitizmi në Shqipëri ku mblidhen njerëzit dhe harxxhojnë orë të tëra dhe kuajnë opër të hedhur në erë edhe ato pak kursime që prindërit i japin fëmijëve në dorë, nuk do ketë”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post