Avokati Idajet Beqiri është përplasur në një emision televiziv, me Kryetarin eLëvizjes Bashkë, Arlind Qori, duke thënë se, “nëse nuk ndërmerrni nisma ligjore për të gjitha aferat korruptive që kanë shkatërruar Shqipërinë në gjithë vitet e tranzicionit nuk do të kenë mbështetje me votë nga qytetarët.
“Lëvizjet e reja nuk do të bëjnë hajër, nuk do të merrni vota nëse nuk do godisni aferat që e kanë shkatërruar Shqipërinë dhe kanë varfëruar këtë popull. Duhet të denonconi dhe të bëni padi për aferën e Alpetrolit , ju nuk flisni për ARMO-n, ju nuk flisni për firmat piramidale që morën pasurinë e shqiptarëve”, tha Beqiri.
Unë po shoh dhe këtu në emision tha avokati Beqiri, jeni pozicionuar sipas bindjeve dhe inateve personale me drejtuesit politik.
Sipas tij, afera e inceneratorëve është më shumë çështje politike dhe po hetohet, por duhet të denonconi çdo rast korruptim që nga koha e qeverisjes së Sali Berishës, dhe deri ditën e sotme.
“Kryesorja është se ka shumë të pandëshkueshëm në këtë vend dhe tani duhet ti amnistojmë atë që i kanë bërë gjëmën këtij vendi me teorinë që ata nuk janë në pushtet” u shpreh avokati Beqiri.
Ndërsa nga ana e tij, Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, që sikurse u shpreh ai, i kujtojë gjithë aksionet politike që ka ndërmarrë që nga koha që po merret me politikën aktive.
Qori u shpreh se,”Je i keq informuar sepse sipas jush ne duhet të mbyllim sytë nga 2013 dhe këtej dhe të bëjmë opozitë vetëm kundër Sali Berishës, dhe jo kësaj qeverie që na qeveris sot. Unë do merrem me të drejtën dhe të vërtetën. Akuzojë Sali Berishën, Ilir Metën, Edi Ramën , Erjon Veliaj, ndërsa ju zotëri mbyllni sytë dhe veshët vetëm që mos të cenohet Edi Rama , Erjon Veliaj”, përfundoi Kreu i Lëvizjes Bashkë, Qori.
Diskutime rreth kësaj post