Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Glamour Zone’ ishte e ftuar këngëtarja Albulena, Ukaj, e cila njohët edhe si sozia e Tunës.
Pasi u vu disa herë në siklet nga pyetjet me spec, Albulena vendosi t’ia kthente më të njëjtën monedhë moderatores Ester Bylyku duke i bërë një pyetje provokuese.
Albulena e sfidoi duke e pyetur, se me cilën moderatore nuk do të bashkëpunonte asnjëherë.
“Më ka ndodhur njëherë që e kam ngrenë specin në emision, dhe nuk vazhdoja dot më xhirimet, kështu që më mirë po përgjigjem. Jo se kam dicka personale, por nuk do të bashkëpunoja asnjëherë me Bieta Sulon, sepse jemi dy karaktere të ndryshme. Unë jam shumë më e qetë, ajo është më ekspresive, dhe nëse publiku shqiptar do të donte të shihte dy persona tërësisht të kundërt në një projekt, do të ishte ky rast.”, – u shpreh Ester.
Diskutime rreth kësaj post