Deputeti Italian Daniele Belotti teksa fliste në parlament për numrin e viktimave si pasojë e Koronavirusit dhe situatën e rënduar në Itali, nuk i ka mbajtur dot lotët.
Ai është shprehur se mbështetja e qytetarëve në këto ditë ka qenë shumë e madhe, edhe pse ditë pas dite njerëzit po humbasin gjyshërit e tyre.
“Ne nuk e dimë ku të çojmë viktimat dhe ku të trajtojmë të sëmurët por njerëzit e Bergamos nuk dinë të qëndrojnë duarkryq.
Qindra vullnetarë janë duke vendosur një spital fushor, qytetarët kanë dhuruar miliona euro, kryetarët e bashkive dhe këshilltarët janë në radhën e parë duke ndihmuar.
Faleminderit të gjithëve sepse ne kurrë do ndalemi! Ne po humbasim gjyshërit tanë”, – është shprehur ai teksa fjalimi i tij është ndërprerë nga emocionet dhe lotët.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post