Me lot në sy dhe ze te mekur qe i dridhej ka folur sot per mediat edhe tezja e Ariela Muratit.
Në një intervistë për gazetarin e “BalkanWeb”, ajo thotë se e bija e ka marrë në telefon në momentin që Alidison Belulaj i ka ndaluar në rrugë tre vajzat e ka kërkuar të bisedojë me Arelën.
Tezja thotë se Belulaj është treguar i pamëshirshëm me mbesën, pavarësisht thirrjeve dhe lutjeve të saj motrës dhe kushërirës që të mos e vriste. Ajo tregon se ka shkuar vetë në morg dhe e ka parë trupin e masakruar të mbesës.
“Unë sa fola me vajzën kur ishin në shtëpi, ajo më merr në telefon vetëm 10 minuta më vonë dhe dëgjoja ulërimat: Mos na e vrisni motrën. Ishin të terrorizuara të dyja dhe s’dinin çfarë thoshin. Vajza ime thoshte do ta japim vetëm mos e vrit! Ai sa e kishte marrë kish nisur ta qëllonte. Ky e kishte kapur nga mbrapa e kishte tërhequr ,ato bërtisnin për ta lënë po ai i kishte rënë me plumb në këmbë ua kishte drejtuar edhe atyre armën… Arielën e pashë vetë në morg, nuk di ç’t’jua them si e kishte bërë, pjesën e pasme të kokës nuk ma treguan”,- thotë Nadire Lushi.
Sipas tezes, Ariela ishte një vajzë që nuk kishte ndërmend të krijonte një lidhje dashurore, duke hedhur edhe një herë poshtë mundësinë se dy të rinjtë frekuentoheshin. “Teze unë dua të studioj, dua të jem dikushi“,- mësohet t’i kishte thënë mbesa pak kohë më parë.
Diskutime rreth kësaj post