Pak ditë më parë, Ilnisa dhe Egla patën një debat të fortë mes tyre.
Ndërsa Ilnisa ishte duke qeshur me disa nga bashkëbanorët, zhurma i zgjoi Eglën, e cila u shfaq shumë e irrituar nga gjumi.
Në një moment të acaruar, Egla përmendi vajzën e Ilnisës, duke thënë: “Do t’i shpjegojmë vajzës tënde Anais çfarë do të thotë të jesh misionar dhe çfarë nënkupton tallja me identitetin gjinor të njerëzve. Anais e vogël, nëna do të ta shpjegojë këtë shumë mirë. Dhe nëse nëna nuk e bën, do ta bëj unë, teta Egla, pasi nëna jote duket se e gjen kënaqësi në këtë.” Megjithëse kjo temë nuk u trajtua mbrëmjen e sotme, ka ardhur një reagim nga vëllai i Ilnisës, i cili është shprehur të jetë ‘i zhgënjyer’ që çështja u injorua gjatë emisionit ‘Prime’.
Diskutime rreth kësaj post