Sipas traditës, ai donte që djali i tij të mbante emrin e gjyshit të tij, por gruaja dhe vjehrra e kundërshtuan dhe ai i vuri zjarrin furgonit të vjehrrës së ardhshme, ngjarja ka ndodhur në Mariglianella, në zonën napolitane.
Babai 22-vjeçar i djalit donte që djalit të tij t’i vihej emri i babait të tij, Felice për të nderuar gjyshin e tij duke i dhënë emrin edhe mbiemrin.
Por gruaja dhe vjehrra e tij ishin të një tjetër mendim, duke preferuar një emër më modern për foshnjën e ardhshme, duke e konsideruar traditën tashmë të vjetëruar.
Një traditë që babai i ri i ardhshëm, nga ana tjetër, synonte vërtet ta vazhdonte, deri në atë pikë sa të mos pranonte asnjë nga emrat modernë të propozuar nga gruaja dhe vjehrra.
”Ai do të quhet Felice si babi”, dyshohet se u tha ai dy grave, të cilat megjithatë nuk ishin të gatshme ta pranonin imponimin.
Dhe ajo që fillimisht ishte një diskutim mes familjes u shndërrua në një debat të furishëm, gjatë të cilit 22-vjeçari urdhëroi vjehrrën të mos ndërhynte, duke kërcënuar se do t’i digjte në furgon nëse ajo vazhdonte të kundërshtonte zgjedhjen e emrit për fëmijë.
Nga kërcënimet ai kaloi më pas tek faktet dhe ia vuri zjarrin realisht furgonit.
Karabinierët e stacionit aty pranë Brusciano ndërhynë për fikjen e zjarrit të makinës së gjyshes së ardhshme.
Flakët përfshinë edhe një makinë tjetër të parkuar pranë furgonit që i përkiste një amvise që nuk kishte lidhje me familjen.
Dhëndrri do të duhet të përgjigjet edhe për dëmin e kësaj makine.
Në pak orë, episodi bëri xhiron e qytetit të vogël në zonën e Nolës dhe ka nga ata që e kanë shndërruar historinë në një garë lotarie me numrat e gjyshes napolitane, duke provuar fatin: djali ka 9 pikë, 80 grindje me gra dhe 64 zjarri.
Diskutime rreth kësaj post