Partia Demokratike është në një krizë të thellë, teksa ish-kryeministri Sali Berisha i ka shpallur luftë të hapur kreut aktual Lulzim Basha.
Berisha e akuzon Bashën se po kryen aleancë të fshehtë me kryeministrin Edi Rama në dëm të PD-së. Akuzat kundër Bashës kanë qenë të shumta dhe nga presidenti i vendit, Ilir Meta, që këmbëngul se Bashën po e kontrollon Rama.
Por analisti Frrok Çupi shprehet se pavarësisht diskutimeve për foltoren e Berishën, Basha mbetet ai që ka ‘ushtrinë’ më të madhe në parti, sepse mbi të gjitha është kryetari legjitim i saj.
“Gjyqi publik është gjithmonë më i thjeshtë (i referohet foltoreve të Berishës). Basha nuk bie në këtë kurth. Kjo po e tregon të fortë Bashën, sepse e dimë, që po të futesh në zhurmën e foltoreve të Berishës, je i humbur. Po hyre në rrethin e absurdit, atje vdes. Berisha pikërisht këtë po tenton, do të dijë cilat janë lidhjet e Bashës me Amerikën”, tha ai për Top Talk.
Diskutime rreth kësaj post