Këtë të mërkurë në Tiranë u mbajt një Konferencë nga OSBE mbi rolin e ndërkombëtarëve në tranzicionin shqiptar.
Në Konferencë kanë marrë disa personazhe që kanë parë ecurinë e Shqipërisë ndër vite.
Mes tyre ishte edhe ish-kryeministri italian, Romano Prodi.
Ai tha se Shqipëria ka bërë progres të madh.
Prodi ndërkohë i bëri apel BE-së, që ritmet e integrimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë duhen përshpejtuar.
Ndërsa kreu i prezencës së OSBE, Berndt Borchardt, vlerësoi rolin e OSBE përgjatë viteve në Shqipëri, duke thënë se vendi ynë tashmë ka bërë hapa të mëdhenj përpara.
“Vetëm 20 vjet më parë, Franz Vranitzky dhe Prezenca e OSBE-së erdhën këtu për të mbështetur rindërtimin e Shqipërisë. Sot, jemi shumë larg nivelit të atyre ditëve. Shqipëria ka ecur shumë përpara, por mbeten ende sfida të mëdha”, tha Borchardt.
Më i veçantë ishte ambasadori austriak, Johan Sattler.
Ai huazoi dy shprehje shqip për të treguar ndërthurjen e rolit të të huajve në vendin tone.
Duke cituar shprehjen e Faik Konicës se “nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë”, ambasadori Sattler tha se Konica ishte gabim, pasi Shqipëria, sipas tij, do të bëhet me shqiptarët.
Kjo, pasi sipas tij, i zoti e nxjerr gomarin nga balta.
Diskutime rreth kësaj post