Gjatë një interviste televizive, Rudina Hajdari tha se nuk ka hequr dorë nga politika. Edhe pse nuk siguroi asnjë ulëse në Kuvend pas zgjedhjeve të 25 prillit, Hajdari shprehet se lufta e saj për të forcuar demokracinë në Shqipëri, nuk ka mbaruar ende.
Hajdari tha se ambienti politik në Shqipëri, ku dhe vetë ajo garoi, ishte mjaft i vështirë. Hajdari shtoi se ajo ka humbur një betejë por lufta për të rikthyer demokracinë e munguar në Shqipëri, nuk ka mbaruar, pa dhënë detaje konkrete në lidhje me mënyrën e rikthimit të saj.
Deklarata e Hajdarit:
“Në këto zgjedhje duhet të reflektojmë për atë që ndodhi dhe për situatën politike në vend. Jo shumë gjëra kanë ndryshuar. Ajo ç’ka ndodhi ishte një rezultat, i cili kërkon një analizë më të thellë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që raportin që duhet të kemi me institucionin, me parlamentin, duhet të jemi sa më seriozë se kërkohet një opozitë e shëndoshë. Këto janë idealizmat që jam munduar të transmetoj me prezencën time në parlament, me daljet e mia publike dhe për luftën e klasës së vjetër politike. Unë humba një betejë në këto zgjedhje, por lufta për të rikthyer demokracinë e munguar në Shqipëri, nuk ka mbaruar. Ambienti ishte shumë i vështirë dhe përtej rezultatit, ajo ç’ka është e rëndësishme për mua është se ende jemi në një situatë që duhet të jemi koshientë që ndodhën shumë gjëra dhe në të njëjtën mënyrë nuk ndodhi asgjë. Pas zgjedhjeve jemi në vend numëro, asgjë nuk ka ndryshuar,”- tha Hajdari ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post