Nuk arrini dot orgazmën? Ja 4 pozicionet shpëtimtare
Nëse bëni pjesë në atë grup femrash të cilave u nevojitet më shumë kohë për të arritur orgazmën, plotësojeni jetën tuaj seksuale me ndonjërën nga këto poza!
1. Petulla
Derisa femra shtrihet në anën e majtë, këmbën e majtë e mban të lakuar, ndërsa me të djathtën duhet ta përthekojë mashkullin, kështu që ajo këmbë prek pjesën e barkut të tij. Në këtë mënyrë këmbët do të jenë mjaft të hapura, ndërkaq ai do të ketë qasje në klitorisin tuaj, gjë që edhe më shumë do t’ju eksitojë, transmeton Telegrafi.
2. Dragoi në këmbë
Kjo pozë është jashtëzakonisht e përshtatshme për stimulim të pikës G. Femra duhet të ulet në gjunjë si për stilin doggy, mu në skajin e krevatit. Mashkulli qëndron në këmbë dhe përdor kërdhokullat e tij që t’ia ndrydhë gjunjët dhe t’ia bashkojë, gjë që do të shtojë fërkimin dhe kënaqësinë tuaj të paharrueshme!
3. Përmirësuesi
Në këtë pozë femra duhet të shtrihet në stomak, me fytyrë të kthyer nga krevati. Gjunjët duhet t’i ketë të mbledhur, ndërkaq kërdhokullat pak të ngritura lart. Për kënaqësi më të madhe, mund të vendosni një jastëk nën kërdhokulla, në mënyrë që mashkulli më lehtë të penetrojë.
4. Poza shtyllë
Mashkulli duhet të shtrihet në shpinë dhe njërën këmbë duhet ta lakojë në gju, n
dërkaq tjetrën ta mbajë të shtrirë. Femra duhet të jetë e kthyer në shpinë, me këmbën e djathtë të lakuar në gju, ndërkaq të majtën ta hedhë mbi mashkullin. Kjo pozë rikujton pozën kauboj të kthyer mbrapsht. Femra mund ta mbajë për gjunjë mashkullin dhe në këtë mënyrë që të dytë do të arrijnë kënaqësi maksimale.
Diskutime rreth kësaj post