Sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama, ka qenë e ftuar këngëtarja e mirënjohur Elhaida Dani, e cila ka folur për sfidat e hasura në karrierën e saj dhe për spektaklin më të shikuar në Evropë “Notre Dame De Paris” që mbahet për herë të parë në Tiranë ditën e nesërme më 28 maj.
Elhaida Dani do të interpretojë rolin e Esmeraldës në shfaqjen e “Notre-Dame de Paris”, e cila do të mbahet në stadiumin ‘Air Albania’.
Rama zbuloi se këtë organizim e kishin planfikuar prej kohësh, ndërsa këngëtarja tha se nuk e besonte se në Shqipëri do të kishte një realizim të tillë dhe këtë lloj pritshmërie nga publiku shqiptar.
“Nuk ma merrte mendja kurrë që do e realizonim dhe se do kishte këtë lloj pritshmërie. Kjo është diçka e re që nuk e kam pritur. Jam e bindur se mezi do presin të rikthehet sërish në Shqipëri dhe nëse jo, do marrin biletat dhe do ikin në Paris, Londër dhe kudo qoftë vetëm ta shohin”,-tha këngëtarja.
Rama i cili e konsideroi këtë shfaqje si një fiksim të përbashkët mes tij dhe këngëtares shkodrane, tha se kishte qenë i ftuar nga vetë Elhaida në një prej spektakleve të organizuara, në kuadër të Notre Dame De Paris.
“Fiksimi jot po një herë, pa diskutim, por dhe fiksim i imi qysh se me ftesë të Elhaides, unë isha në një prej spektakleve dhe mu duk shumë e padrejtë që atë spektakël mos ta shijonin live mijëra e mijëra shqiptarë këtu në Shqipëri dhe qysh atëherë bëmë një pakt që do të luftojmë për ta sjellë spektaklin në Tiranë dhe ja ku jemi në vigjilje të spektaklit me Elhaida Danin”,-tha Rama.
Elhaida Dani tha se edhe persona të cilët nuk janë fansa të kësaj rryme muzikore, duhet ta ndjekin shfaqjen, sepse garanton emocione të papërshkuara më parë.
Diskutime rreth kësaj post