Anëtarja e kryesisë së LSI, Nora Malaj ka mohuar deklaratën e bërë nga sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, se PD i kishte ofruar LSI-së 15 të sigurta për të dalë në një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Bardhit, LSI refuzoi e ofertën pasi pretendonte të fitonte e vetme 34 vende, por Nora Malaj ka një version tjetër.
Në emisionin Politiko, Nora Malaj deklaroi se nuk ka patur asnjë ofertë të tillë, as me shkrim dhe as me gojë.
Deklarata e Malajs:
“Kur vendosem që të ishim pjesë e frontit opozitar, kishim objektiv të rrëzonim qeverinë. Bëmë një aksion opozitar të përbashkët. Nuk kemi marrë asnjëherë ofertë në tavolinë, as me shkrim dhe as me gojë për një listë të tillë.”, tha Nora Malaj.
Diskutime rreth kësaj post